Sigurisht, Trump e ka mbyllur qeverinë dhe tanimë kombi është në kaos. Por ka edhe më keq.
Ai mund të kërkonte ndonjë pengesë midis nesh dhe Kanadasë. Ose ndërtimin e një pengese 36.000 metra në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Trump dëshiron 5.7 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit meksikan për të mbrojtur vendin nga karvanët e terroristëve dhe tregtarëve të drogës.
Ne nuk kishim dëgjuar shumë për këtë që nga zgjedhjet afatmesme, por presidenti e risolli si temë të mërkurën, në një takim me krerët demokratë lidhur me mbylljen e qeverisë.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha se nuk kishin asgjë për të diskutuar. Udhëheqësit republikanë u përpoqën t’ia hidhnin të gjithë fajin demokratëve të patundur.
“Iu thashë Mirupafshim” shkroi presidenti në Twitter. OK, kjo është shumë e qartë. Takimi ishte i shkurtër. Pas vetëm 30 minutash, ai që thotë “bye-bye” është fajtori.
Këshilltarët politikë të Trump e inkurajuan atë për ndërtimin e një muri gjatë fushatës presidenciale, sepse ata donin që ai të përqëndrohej tek emigracioni.
Nuk ka asnjë arsye për të qenë i gëzuar në lidhje me mbylljen e qeverisë. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme. Ata që vuajnë më së shumti janë kontraktorët më të vegjël qeveritarë, bizneset e të cilave mund të dështojnë shumë, ndërsa ata presin të paguhen për punën që kanë bërë tashmë.
Procesi vazhdon. Të enjten Trump kishte planifikuar një vizitë në kufirin Teksas-Meksikë, një udhëtim që presidenti tha se nuk do të ndryshojë asgjë.
Sigurisht tingëllon shumë negative. Por, ju e dini, nga Trump mund të presësh gjithçka…
Gail Collins është një kolumniste e Op-Ed, ish-anëtare e bordit editorial dhe ishte gruaja e parë që shërbeu si redaktore e redaksisë Times, nga 2001 në 2007.