MENU
klinika

Kërkesa nga opozita

LDK këmbëngul që Kosova të shkojë në zgjedhje

08.01.2019 - 13:24

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se koalicioni qeverisës është në panik dhe si pasojë e saj kanë nisur fushatë kundër LDK-së.

E ashtuquajtura qeveria e madhe, e vendimeve të mëdha po e shëtit përgjegjësinë e bisedimeve nga kryeministri, tek presidenti e tash tek një grup negociator. Kjo qeveri është në panik dhe tashmë e kanë kuptuar edhe qytetarët. Ky koalicion qeverisës ka Qeverinë, Kuvendin dhe Presidentin, pra të gjitha institucionet. Nga paniku kanë nisur një fushatë ndaj LDK-së. Përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin e ka Qeveria dhe jo opozita”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo qeveri i ka mashtruar qytetaret për tema të ndryshme, ndërsa ka shtuar se veriu i vendit u ka dalë nga kontrolli.

Kanë dështuar në liberalizim, në Interpol, në krijimin e vendeve të punës. E kanë humbur besimin e qytetarëve. U ka dalë nga kontrolli veriu i Kosovës. I kanë mashtruar qytetarët e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi. Kanë humbur njohje, kanë falimentuar kompani publike. LDK ka qenë dhe është gjithmonë për dialog me shtetet fqinje, por me kufijtë që i ka shpallur më 17 shkurt. LDK është për një dialog ku Serbia e njeh Kosovën”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse vendi shkon në zgjedhje a do të hyjnë në koalicion parazgjedhor me LVV dhe a do të pranonin për kandidat për kryeministër kryetarin e VV-së, Mustafa ka thënë se parapëlqejnë të hyjnë në zgjedhje vetëm.

Fillimisht kërkojmë që të shkojmë në zgjedhje. Ne natyrisht që parapëlqejmë që të shkojmë në zgjedhje vetëm si LDK për të fituar votën e qytetarëve”, tha ai. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi