Trump bëri që nëpunësit publikë dhe qytetarët të vuanin dhe “plagosi” vendin për 35 ditë, dhe, të premten pranoi se pasi mbajti peng qeverinë , nuk kishte arritur asgjë.
Ai mori vendimin e duhur të premten, për të nënshkruar një projekt-ligj që rihapi qeverinë deri më 15 shkurt, duke u dhënë ligjbërësve kohë për të arritur një marrëveshje të përhershme.
Ai përfundimisht u pajtua me llojin e projektligjit që demokratët kanë qenë duke kërkuar për disa javë, një që nuk përmban detyrimin për fondet e murit.
Nuk ka asgjë për të festuar në lidhje me këtë mbyllje, edhe pse ndoshta është e kuptueshme që demokratët e kongresit po kënaqeshin me kolapsin e Trumpit.
Edhe pse punëtorët federalë kërkuan përfitimet e papunësisë, ai këmbënguli që të mos bënte lëshime. Ai pati konflikte me krerët demokratë. Ai u përfshi në një debat publike me Nancy Pelosi mbi fjalimin e tij. Ai dukej se nuk do të dorëzohej. Por të premten u dorëzua.
Së bashku me shqetësimet e tyre në lidhje me koston humane të mbylljes, republikanët pa dyshim ishin të shqetësuar në lidhje me ndikimin negativ që kishte mbyllja në gjendjen e presidentit të tyre. Sondazhet vazhdimisht treguan se shumica e amerikanëve nuk e mbështetën mbylljen dhe se shumica e fajësuan Trump për të.
Mbi të gjitha, hetimi i Rusisë tronditi përsëri opinionin publik, kur FBI arrestoi Roger Stone, një këshilltar të Trump. Stone është akuzuar lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, duke përfshirë manipulimin e dëshmitarëve, pengimin dhe dhënien e deklaratave të rreme.
Ishte shkurtimisht, një ditë shumë e keqe për presidentin.
Në fjalimin e të premtes, Trump bëri kërcënime për shpalljen e një emergjence kombëtare nëse Kongresi nuk mund të arrijë një kompromis deri në përfundimin e kësaj marrëveshjeje. Sondazhet tregojnë se një veprim i tillë do të ishte jashtëzakonisht i papëlqyeshëm, duke i shkaktuar presidentit dhe partisë së tij edhe më shumë ankth. Ndoshta ky rrezik do të motivojë republikanët e Kongresit që të arrijnë një marrëveshje.
Kështu, po shpresojmë që kjo rrëmujë i ka dhënë Trumpit një mësim, edhe nëse ai nuk kujdeset për një qeveri funksionale, pjesa tjetër e Amerikës e bën./konica.al