MENU
klinika

Rrëfimi i ganezit të Bylisit

“Më lanë në shi, nëna ime qante”

29.01.2019 - 17:27

Nëse në Kategorinë Superiore, problem më i madh janë pagat e pashlyera, situata duket tejet e rëndë në Kategorinë e Parë. Klubi i Bylisit rrezikon të dënohet nga FIFA, për çështjen e futbollistit ganez Gideon Oforo Ofei.

Shkak është bërë një akuzë e futbollistit ganez Gideon Oforo Ofei, i cili pretendon se është keqtrajtuar në mënyrë të vazhdueshme nga drejtuesit e klubit ballshiot.

Federata Ganeze e Futbollit pritet të dorëzojë një ankesë në FIFA në lidhje me këtë çështje. 20-vjeçari ka denoncuar klubin e Bylisit, duke e akuzuar se nuk e ka paguar për 3 muaj.

Sipas palës paditëse, ai është përjashtuar nga seancat stërvitore dhe e kanë përzënë nga hoteli që klubi i kishte zgjedhur për të jetuar.

Pas këtij denoncimi, Federata Ganeze pritet t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA, duke kërkuar pagat e prapambetura dhe dëmshpërblim për futbollistin Ofei.

Për një muaj rresht kam kaluar shumë net pa gjumë. Një ditë binte shi dhe trajneri tha që nuk do zhvillonim stërvitje. Kur mbërrita në shtëpi, klubi më telefonoi dhe presidenti më gjobiti, sepse mungova në stërvitje.

Autobusi i ekipit nuk erdhi të më merrte dhe m’u desh të ecja një orë në këmbë, për të mbërritur te fusha e stërvitjes.

Nuk është njerëzore të braktisesh kështu. Kur fola me nënën time në skype, ajo nisi të qante. Më tha që t’u lutesha të më blinin një biletë avioni dhe të më nisnin për në shtëpi“, – tregon djaloshi i pafat, në një prononcim për FIFPro.

Ofei erdhi në Shqipëri verën e shkuar për llogari të Tiranës. 20-vjeçari u aktivizua vetëm 1 sfidë me bardheblutë, teksa më pas u huazua te Bylisi deri në fund të sezonit aktual.