Ne mediat kemi një shans të dytë. Le të mos e humbasim.
“Pocahontas” nuk do të jetë e vetmuar për shumë kohë. Ndërsa demokratët e tjerë bashkohen me Elizabetën Warren për ta mbështetur në garën presidenciale të partisë, presidenti vazhdon me pseudonimet për të.
Por dhe sa kohë do të vazhdojnë mediat me këtë budallallëk? A do ta lëmë pak mënjanë Trumpin e të merremi me gjëra më të rëndësishme?
Kjo është një pyetje specifike, por kryesore, që përcakton nëse ne mediat, do të përsërisim gabimet që kemi bërë në 2016.
Trump po na torturon. Me qëllim, ai po përdor talentin e tij për të na përdorur si mjete për propagandë.
Ne do të luftojmë me atë në mënyrë të përsëritur deri në nëntor 2020. Me ardhjen e vitit 2019 dhe përshpejtimin e përgatitjeve të mundshme të kandidatëve demokratë për garën presidenciale, ne kemi një shans për të bërë gjëra ndryshe.
Trump ishte dhe është një dhuratë për mediat, një “magnet” për klikime dhe shikueshmëri në një moment kur mediat dëshpërimisht kanë nevojë.
Por, oreksi i lexuesve nuk është i pafund, prandaj ata janë të uritur për lajme që lidhen me mashtrime dhe paaftësi. Dhe Trump nuk i urren mediat, aspak. Ai na përdor.
Përmes gjysmës së parë të vitit 2016, kur Trump pati disa fitore, për të kishte më shumë hapësirë në media sesa çdo kandidat tjetër nga secila palë dhe vlerësimi pozitiv dhe negative për të ishin pothuajse barazim, ndryshe nga Clinton.
Abramson, i cili kishte lënë The Times dhe po shkruante një kolonë për The Guardian gjatë fushatës së vitit 2016, pohon se Trump gjithashtu përfitonte nga besimi i tepruar i medias në sondazhe. “Gabimi më i madh i shtypit, ishte besimi se Hillari do të fitonte” tha ajo.
Deri në zgjedhjet e vitit 2020, ne mundemi të demonstrojmë se ai është i paaftë.
Mbse duhet të bëjmë diçka që na largon nga çështjet e politikës dhe qeverisjes drejt sferave të teatrit dhe sportit. Joel Benenson ishte strategu kryesor i fushatës së Klintonit dhe ai më tha: ” Televizioni më interesant i javës është emisioni i Futbollit, dhe nëse ka ekspertë për të diskutuar për diçka që ende nuk ka ndodhur, njerëzit do ta shikojnë programin. Dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë me politikën”.
Unë mendoj se ne mediat, jemi përmirësuar shumë. Analiza e hollësishme e të dhënave konfidenciale financiare të Trump-it nga vitet ’90 -të dhe përfundimi i saj, në një histori epike të botuar në tetor nga The Times, është një shembull perfekt.
Në një vend të përçarë, zërat e votuesve të zinj, të votuesve të bardhë, votuesve urbane, votuesve ruralë, zërat e të gjithëve duhet të dëgjohen.
Problemi i vërtetë nuk është Trump, amoraliteti dhe trazirat e tij. Është fakti që amerikanët e pranojnë këtë.
Sipas sondazheve, shumica e votuesve në nëntor 2016 e konsideronin Trumpin të pandershëm dhe megjithatë shumë prej tyre votuan për të.
Nancy Gibbs, e cila ishte redaktorja kryesore në revistën Time nga 2013 në 2017 tha “Pra, është shumë e rëndësishme që ne të gjejmë mënyra që t’iu tregojmë njerëzve sesi duhet të funksionojë qeveria dhe se çfarë lidershipi kemi nevojë”.
Frank Bruni ka qenë pjesë e The Times që nga viti 1995 dhe ka patur një sërë pozicionesh, përfshirë gazetarin e Shtëpisë së Bardhë, shefin e Byrosë së Romës, përpara se të bëhej kolumnist në vitin 2011. Ai është autor i tre librave shumë të shitur./konica.al