MENU
klinika

La Liga, java 18

Messi-Suarez, Barcelona kalon Getafen

06.01.2019 - 22:35

Barcelona ka bërë një tjetër hap për titullin kampion të radhës, duke u shkëputur në renditje. Pas ndalesës së Atletico Madrid dhe humbjes së Real Madrid, Barcelona ka fituar 2-1 në fushën e Getafes, duke shkuar në +5 pikë nga vendi i dytë.

Gjithcka ka ndodhur në pjesën e parë sa i përket rezultatit. Messi ka shënuar golin e parë në minutën e 20-të, kur mes mbrojtësve përparon i vetëm, përfshi edhe portierin, pastaj shënon. Goli i 16-të i Messit në La Liga këtë sezon, duke kryesuar i vetëm, 4 më shumë se Suarez i vendit të dytë.

Ishte pikërisht Suarez ai që shënon golin e dytë me një gjuajtje të fortë, duke dyfishuar shifrat në minutën e 39-të. Por pas kaluar as 4 minuta, vendasit rifuten në lojë me anë të Matas.

Në pjesën e dytë ka pasur raste nga të dyja skuadrat, Messi që provon nga goditja e dënimit, por pa rezultat. Një fitore e ngushtë e Barcelonës, por me mjaft vlera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN