MENU
klinika

Serie A, Java 21

Milan e Napoli i prishin punë njëri-tjetrit

26.01.2019 - 22:32

Nxënësi përballë mësuesit. Kështu mund të cilësohej sot sfida mes Milanit dhe Napolit, e përfunduar në barazim 0-0. Gattuso dhe Ancelotti ndahen në paqe, por që pak u shërben një pikë.

Një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat deri në sekondat e fundit, por që nuk ka prodhuar gol. Mundësitë e krijuara, sidomos në pjesën e dytë, nuk janë shfrytëzuar nga lojtarët e Milan dhe Napolit.

Për vendasit ishte Musacchio ai që nga shumë pranë portës kundërshtare goditi keq. Ndërsa për miqtë Zielinski mund të kishte shënuar golin e fitores, por edhe ai u tregua i pasaktë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet i qetë në vendin e dytë, ndërsa Milan për momentin do të qëndrojë në vend të katërt, por një fitore e Roma-s ose e Lazio-s do t’i zbriste poshtë zonës së Champions.

Sot debutoi edhe sulmuesi i ri i Milan, Piatek, i cili u zëvendësua në fund të takimit, por ai nuk arriti të kishte asnjë ndikim në ndeshje.