MENU
klinika

Nga New York Times

Misteret e pesë takimeve Trump-Putin

16.01.2019 - 12:07

Trump dhe Putin janë takuar pesë herë. Ajo që u tha ishte një mister.

Hera e parë që takuan ishte në Gjermani. Presidenti Trump e urdhëroi përkthyesin që të mos i tregonte askujt se çfarë dëgjoi. Më vonë atë natë, në një darkë, Trump u ul pranë Presidentit Vladimir Putin, për të folur me të, pa asnjë dëshmitar fare.

Takimi i tyre i tretë ishte në Vietnam kur Trump. Një takim i nivelit të lartë u zhvillua në Helsinki, Finlandë, ku dy liderët lejuan vetëm përkthyesit. Kohët e fundit, ata biseduan në Buenos Aires pasi Trump tha se nuk do të takoheshin për shkak të agresionit rus.

Trump ka këmbëngulur me forcë se nuk kishte “asnjë bashkëpunim” me Rusinë gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.

Por secili nga pesë takimet me Putinin që nga marrja e detyrës, ka ngritur dyshime rreth marrëdhënieve të tyre. Mënyra jashtëzakonisht e fshehtë që ai i ka trajtuar këto takime, e ka lënë administratën e tij të mendojë se çfarë ndodhi, madje edhe të hetojnë.

Misteri rreth takimeve duket se ka tërhequr vëmendjen e këshillit të posaçëm, Robert S. Mueller, i cili po shqyrton lidhjet mes presidentit dhe Rusisë. Dhe kjo ka krijuar zemërim në Kongres.

Kur takohen me udhëheqës të huaj, presidentët zakonisht duan të paktën një ndihmës, jo vetëm një përkthyes, për të shmangur keqkuptimet më vonë. Richard N. Haass, kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe këshilltar i katër presidentëve tha “Dhe megjithatë ai zgjodhi të mos thërriste asnjë ndihmës, dhe kjo shton dyshimet se diçka këtu po fshihet”.

Luke Coffey, një studiues i politikës së jashtme në Fondacionin Heritage përmendi sanksione shtesë, armë të dërguara në Ukrainë, rritja e shpenzimeve të Pentagonit për të luftuar agresionin rus dhe tubacionin e ri rus në Evropë. E gjithë kjo, tha ai, “është provë se kjo është një nga administratat më të vështira”.

Trump ka qenë në kontakt me Putin që pas zgjedhjes së tij në nëntor 2016. Putin i dërgoi atij një telegram urimi dhe të dy folën me telefon më 14 nëntor.

Ata folën edhe disa herë para se të takoheshin personalisht për herë të parë si presidentë më 7 korrik 2017, në Hamburg, Gjermani, gjatë takimeve të G-20. Përveç përkthyesve, të vetmit të tjerë në dhomë ishin Rex W. Tillerson, sekretari i shtetit dhe Sergej Lavrov, ministri i jashtëm rus.

Takimi i  Trumpit me Putinin, atë ditë zgjati më shumë se dy orë. Më pas, Trump mori shënimet e përkthyesit dhe e udhëzoi atë që të mos i tregonte askujt.

Ditën pas dy takimeve, kur Trump ishte në aeroplanin Force One duke u nisur nga Gjermania duke u kthyer në Uashington, ai telefonoi një gazetar të The Times dhe argumentoi se rusët u akuzuan padrejtësisht për ndërhyrjen e zgjedhjeve.Trump u takua më pas me Putin personalisht më 11 nëntor 2017, në një takim të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Da Nang të Vietnamit. Asnjë takim zyrtar nuk ishte planifikuar, por ata biseduan gjithsesi.

trump-putin

Të dy qëndruan në kontakt me telefon. Trump e telefonoi Putinin pasi u rizgjodh në garën presidenciale, për ta përgëzuar.

Takimi i tyre më i famshëm ishte më 16 korrik 2018, në Helsinki.  Por ajo që ndodhi pas dyerve të mbyllura mbeti e fshehur. Kremlini më vonë raportoi se udhëheqësit arritën marrëveshje të rëndësishme.

Së fundi, ata planifikuan një takim në Buenos Aires në dhjetor në prag të takimit të G-20.

Ditët e para, forcat ruse kapën tre anije të Ukrainës detare, por Trump dukej i gatshëm të takohej me Putinin. Vetëm një orë më vonë, pasi ndihmësit e informuan përsëri, ai e anuloi takimin.

Por kur arriti në Buenos Aires, Trump pati një bisedë joformale me Putinin.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një president që zhvillon takime ‘kokë më kokë’ me homologun pa njerëz të tjerë”, tha David J. Kramer, ish-ndihmës sekretar shteti nën udhëheqjen e presidentit Bush. “Pra, a mund të besohen ata”?

David E. Sanger kontribuoi në raportim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet aspak befasuese nga sondazhi

E gjithë bota e ka humbur besimin tek Trump…