MENU
klinika

Sfidat e presidentit rus

2019, vit edhe më i vështirë për Putinin…

24.12.2018 - 14:00

Në konferencën e tij vjetore, të enjten e kaluar, Vladimir Putin tha se rizgjedhja e tij dhe Kampionati Botëror i Futbollit mbajtur në Rusi ishin ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2018. Pra, presidenti rus u duk tepër optimist, për një vit që në të vërtetë nuk ishte aspak i mirë. Por, 2019, duket se do të jetë edhe më keq…

Ai fitoi një mandat tjetër në mars me 77 përqind të votave, por, si në çdo zgjedhje, ka patur dyshime për manipulimin e votave.

Pakënaqësitë e popullit u shtuan për shkak të vendimit të Putinit për të rritur moshën e pensionit në 63 nga 55 për gratë dhe 65 nga 60 për meshkujt. Popullariteti i tij në fakt kishte rënë që kur Rusia aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014.

Në një anketim të fundvitit nga Levada Center, organizata e fundit e pavarur e votimit në vend, 61 për qind e rusëve thanë se Putini është plotësisht përgjegjës për problemet e vendit.

Putini nuk është më imun ndaj kritikave, veçanërisht nga të rinjtë.

Sulmi i agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, ishte temë e shumë diskutimeve në vitin 2018. Kjo filloi një seri zbulimesh të pakëndshme rreth aktiviteteve të inteligjencës ushtarake ruse, të njohur më parë si GRU.

Të gjitha këto kanë ndikuar për keq në imazhin e Putinit, dhe rolin e tij si udhëheqës ndërkombëtar. Takimi i tij me Presidentin e SHBA Donald Trump në Helsinki në korrik nuk shkoi edhe aq mirë.

kolana e librave

Madje edhe Matteo Salvini në Itali, që kishte bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, nuk bëri asgjë.

Sukseset e vetme të presidentit rus në Evropë këtë vit kanë të bëjnë me eksportet e gazit natyror.

Njëra ishte refuzimi i palëkundur i Gjermanisë për të anuluar projektin e tubacionit NordStream II pavarësisht nga presioni i SHBA dhe kundërshtimet e Polonisë, të shteteve baltike dhe të Ukrainës.

Putin gjithashtu nuk ka qenë në gjendje të konvertojë suksesin ushtarak rus në Siri në përfitime politike..

Ukraina, në veçanti, është një front në të cilin Putini nuk duket se mund të fitojë. Kremlini nuk arriti të parandalojë një ndarje në Kishën Ortodokse të shkaktuar nga dëshira e Kievit për pavarësi shpirtërore nga Moska. Ukrainasit po integrohen gjithnjë e më shumë në Perëndim.

Duke pasur parasysh ekonominë në rënie dhe korrupsionin e Rusisë, Putini nuk mund të ndihet më i sigurt.

Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë. Putini do të ballafaqohet me një luftë të vështirë kundër një Perëndimi plotësisht të tjetërsuar…/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!