31.01.2019 - 12:27
Ndonëse është folur shumë që Barcelona nuk përdor më “tiki-taka”-n, mbrëmë, në Kupën e Mbretit, aksioni i golit të fundit në fitoren 6-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla, ishte i tillë.
Katalanasit siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, edhe pse në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 2-0.
Një aksion perfekt ishte në rastin e golit të gjashtë, që u nis me kundërsulm në mbrojtje dhe përfundoi me golin e Lionel Messit.
Një shpejtësi dhe saktësi si në kohët e arta të “tiki-taka”-s së famshme me protagonist Pep Guardiolën në pankinë e dyshen Xavi-Iniesta në fushë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kupa e Mbretit
Barcelona përmbys Sevilla-n, luan “tenis”
Spektakolar si Maradona e Weah
75 metra me top, supergol i Gervinho
Video e ndeshjes