MENU
klinika

Nga The Economist

Një traktat nuk zgjidh ‘ngërçin’ mes Makronit e Merkelit…

21.01.2019 - 11:11

“Zotërinj, kurrë mos harroni se për Francën nuk mund të ketë alternativë tjetër përveç miqësisë me Gjermaninë.” Gjysmë shekulli pasi Sharl de Gol ia tha këto fjalë ministrave të tij, marrëdhënia midis Francës dhe Gjermanisë mbetet ende më e rëndësishmja në Evropë: një emblemë e paqes dhe guri themeltar i integrimit evropian.

Për të rinovuar dhe forcuar këtë lidhje esenciale, Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohen më 22 janar në qytetin kufitar gjerman Aachen, ku do të nënshkruajnë një traktat prej 16 faqesh. Ceremonia zhvillohet fiks 56 vjet pasi De Gol dhe homologu i tij gjerman i Gjermanisë, Konrad Adenauer, u takuan në pallatin presidencial në Paris për të nënshkruar traktatin Elysée.

Përurimi në vitin 2017 i Macron, duket se ofronte shansin më të mirë për të rindezur motorin franko-gjerman. Për Merkelin, e cila ishte zhgënjyer nga tre presidentët e mëparshëm francezë, Macron dukej një fije shprese.

Megjithatë, tani realiteti është ndryshe. Kjo reflektohet tek ambiciet e pakta për traktatin e ri. Një marrëveshje midis parlamenteve të vendeve do të krijojë një asamble të përbashkët prej 100 anëtarësh. Zyrtarët flasin për kthimin e modelit të bashkëpunimit të mishëruar në traktatin Elysée.

Megjithatë, “Gjermania nuk ka nevojë për një ushtri të fortë për kuptimin e sovranitetit”, thotë Wolfgang Schäuble, kryetar i Bundestagut dhe një nga frankofilat më të mëdhenj të Gjermanisë. “Franca është një histori tjetër.” Gjermanët kundërshtuan fuqishëm ndërhyrjen franceze në Libi në vitin 2011 dhe mbeten dyshues për skema si Iniciativa për Ndërhyrje Evropiane e Macron, të krijuara jashtë BE-së.

Brenda Evropës, çifti është treguar më efektiv kur dy qeveritë kanë luftuar së pari për të siguruar mirëkuptim midis tyre. “Forca e marrëdhënieve është që ne të vijnë nga drejtime të ndryshme dhe të gjejmë një qëndrim të përbashkët”, thotë Michael Roth, ministri i Gjermanisë për Europën.

 

Vështirësitë vijnë pjesërisht nga analizat divergjente. Macron është i paduruar të forcojë atë që ai e quan “sovranitetin evropian” përballë një Kine gjithnjë e më të sigurt dhe një Amerikë jo të besueshme. Gjermania nuk është imune ndaj argumenteve të tilla.

Megjithatë, siç thotë një zyrtar francez, “Gjermania është një shtet i ngadaltë dhe nuk i pëlqen vizionet e mëdha”.

Lidhjet do të vazhdojnë, vetëm nëse Franca nuk ka ku të kthehet dhe nëse Gjermania nuk ka partnerë më të mirë.  Ka shumë pak shanse për përparim në vitin 2019 për shkak të zgjedhjeve të BE-së dhe shteteve gjermane, dhe problemet e Macron me “Jelekverdhët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN