MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Nuk ka paqe pa marrëveshjen Kosovë-Serbi’

09.01.2019 - 17:15

Kosovë

Analisti gjerman, Bodo Weber, thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.

Kosovë

Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide, po kërkon nga Kosova dhe Serbia që sa më shpejt të vazhdojnë dialogun.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Eide ka thënë se këto dy vende duhet të gjejnë një zgjidhje, që krijon stabilitet.

Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë të mërkurën pritet që të miratojë katër ndryshimet në Kushtetutë lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

Këto ndryshime do të futen veçmas për diskutim dhe më pas do të votohen. Sipas Rregullores së Kuvendit, debati për secilën prej ndryshimeve mund të zgjasë deri në tre ditë.

Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se mbështetja gjermane për vendin është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook një ditë para takimit me homologun gjerman, Heiko Mass shkruan se me të do të diskutojnë shumë çështje të interesit të përbashkët.

Maqedoni

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë që kalon shteti dhe qytetarët po varfërohen.

Kjo parti akuzon pushtetin se në vend që paratë të kthehen tek qytetarët, ata shkojnë tek qeveritarët. /Konica.al/

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat