MENU
klinika

Rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për ditët në vijim

01.01.2019 - 13:49

Gjatë ditëve të para të janarit, pritet të ketë ulje të ndjeshme temperaturash.

Moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm, por trysnia atmosferike dhe masat ajrore do të përfshijnë territorin e Shqipërisë.

Në ditën e parë të vitit 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare do të ketë në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/3°C

Zonat e ulëta 0/13°C

Zonat bregdetare 5/13°C

Ditën e mërkurë masa ajri të ftohta arktike do të afrohen në vendin tonë. Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -4/2°C

Zonat e ulëta 1/11°C

Zonat bregdetare 4/11°C