MENU
klinika

Orges Shehi

“Pritja e vendimit të CAS-it na ka dërmuar”

05.01.2019 - 18:06

Një vit më parë Skënderbeu përgatitej të fitonte titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, por vendimi i UEFA-s i ka lënë bardhekuqtë jashtë Europës.

Pas dy fazave të para të kampionatit aktual, Skënderbeu gjendet në vendin e katërt me 30 pikë, një statistikë jo e mirë për një skuadër që ka dominuar futbollin shqiptar gjatë 8 viteve të fundit.

Duke patur parasysh “tranzitin” e pazakontë veror, me largime të shumë titullarëve, duhet pranuar se juglindorët kanë bërë mirë, gjithsesi. Dhjetori ka qenë muaji më i vështirë, argumentet për këtë që ka ndodhur i rreshton trajneri Orges Shehi në një intervistë për “Supersport”.

orges shehi ardjan takaj
orges shehi ardjan takaj

“Do të donim që kampionati të ndërpritej pak më shpejt, sepse vinim pas një goditjeje psikologjike të skuadrës. Jemi ndëshkuar atëherë kur kemi luajtur më mirë.

Dhjetori ishte një muaj i mallkuar për ne dhe besoj se e kemi kaluar. E kemi nisur vitin me energji pozitive. Nuk kemi çaluar në aspektin fizik, por na kanë penalizuar edhe mungesat për arsye kartonësh” – shprehet trajneri i Skënderbeut.

Skënderbeu, ashtu si gjithë ekipet e tjera të Superiores, sheh nga merkatoja e janarit për t’u përforcuar me elementë cilësorë, edhe pse Shehi i vetëdijshëm që mundësitë që të ofron kjo periudhë janë të pakta.

“Ne kemi pikëtuar dy lojtarë dhe po presim dita-ditës të firmosin. Shpresojmë që tratativat të mbyllen” – shton Shehi.  

Shehi e pranon se vendimi i CAS-it kushtëzon në njëfarë mënyrë ecurinë e ekipit: Jemi shkëputur disi nga kreu, por nuk do të heqim dorë nga lufta për t’u ngjitur sa më lart.

Sigurisht që çështje të tilla mund të ndikojnë në psikologjinë e skuadrës. Kur të merret vendimi do të jetë fundi i sezonit dhe Skënderbeu do të jetë besoj në pozicionet më të larta. Shpresojmë që sezonin e ardhshëm të luajmë sërish në Europë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri merr përgjegjësi

Kriza te Skënderbeu, largohet Shehi?

Kategoria Superiore, Java 18

Skënderbeu në krizë, e mposht edhe Kamza