MENU
klinika

Ndryshimet ne dietë

Probleme me zorrën e trashë? Mësoni si t’ju jepni fund

02.01.2019 - 19:41

Ndjesia më e çuditshme dhe njëkohësisht më e sikletshme është kur ndiheni të fryrë!

Sikur të mos mjaftonte vetëm fryrja, ky problem ‘dëmton’ edhe fizikun tuaj, pasi barku zmadhohet dhe krijon përshtypjen sikur keni fituar shumë kilogramë në shumë pak ditë.

Epo tani mund t’i jepni fund këtij ‘sikleti’ vetëm duke bërë disa ndryshime në dietë, të cilat do të forcojnë dhe përmirësojnë shëndetin e zorrës.

Hapi i parë drejt këtij ndyshimi duhet hedhur me shtimin e fibrave në dietën tuaj. Të rriturit, rekomandohet të konsumojnë rreth 20-30 gramë fibra.

Fibrat, përveçse ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, ndihmojnë edhe në kalimin e ushqimeve në sistemin tretës, duke lehtësuar kështu tretjen dhe duke parandaluar kapsllëkun.

probleme me zorren e trashe-konica.al

Ku mund t’i gjeni fibrat?

I gjeni në të gjitha produktet natyrale. Por… edhe me fibrat duhet të tregoni kujdes. Bëni përzgjedhjen e duhur duke shmangur kështu karbohidratet e përpunuara dhe zgjidhni drithërat e shëndetshme, konsumoni oriz kaf në vend të atij të bardhë, bollgur dhe bukë integrale në vend të asaj të bardhë.

Perimet si fasulet, thjerrëzat, bizelet, frutat e freskëta së bashku me lëkurë, si dhe frutat e thata si bajamet, fistikët dhe arrat janë të pasura gjithashtu në fibra të shëndetshme.

Duke përdorur produktet e përmendura më lart, fryrja e barkut nuk do ju ‘bezdisë’ më dhe trupi juaj do kthehet në gjendjen e admirueshme që ishte më parë.

Mos u mendoni dy herë, por nisni t’i konsumoni që tani këto produkte!