MENU

Detajet

Protesta e studentëve në Korçë ‘ngrin’, ndahen në Elbasan

07.01.2019 - 13:59

Studentët e Korçës vijuan protestën dhe bojkotin e mësimit në ditën e parë të rikthimit në auditore pas pushimit të Vitit të Ri. Studentët e Elbasanit ndërkohë u ndanë, ca në mësim e ca në protestë.

Studentët e Universitetit të Korçës iu rikthyen protestës për arsim më të mirë e të lirë.

Temperaturat nën zero që mbizotërojnë në qytetin juglindor duket se ndikuan në pjesëmarrjen e ulët, por megjithatë studentët janë bashkuar në bojkotin e procesit mësimor.

Studenti: Vazhdojmë me bojkotimin e mësimit për shkak të kushteve të rënduara të motit.Kemi menduar forma të ndryshme proteste të cilat do t’ua komunikojmë në ditët në vijim.\

minatoret bashkohen me studente-konica.al

Ndërsa studentët e Universitetit të Elbasanit u ndanë në dy pjesë që në ditën e parë pas rikthimit nga pushimet e dimrit.

Studenti: Protesta do të vazhdojë, ne kemi gjithashtu kërkesa të tjera të cilat sot do ti diskutonim. Mbledhja me rektorin është shtyrë për nesër.

Një pjesë e studentëve të Universitetit të Durrësit dhe Shkodrës iu bashkuan protestës në Tiranë, ndërsa të tjerët vijuan bojkotin duke qëndruar jashtë auditoreve.

Në Vlorë e Gjirokastër ndërkohë vijoi mësimi, por studentët thonë se do ti rikthehen protestave.