Nga trajtimi i kriminelëve deri tek pikturat e da Vinçit
Cesare Battisti, një ish-terrorist i majtë i arrestuar në Bolivi pas 38 vjetësh në arrati, u kthye në Italinë e tij të lindjes më 14 janar. Matteo Salvini, ministër i brendshëm dhe kreu i Ligës Veriore të djathtë, ishte duke e pritur në aeroport.
Kthimi i Battistit, tha ai, nuk ishte fund, por fillim: shpresonte që edhe terroristët e tjerë të dënuar që nga vitet 1970 së shpejti të ktheheshin në burg.
Pasi shumë prej tyre janë në Francë, presioni për ekstradimin e tyre kërcënon të krijojë një burim tjetër konfliktesh midis dy vendeve, marrëdhëniet e të cilëve tashmë lënë për të dëshiruar.
Përfshirja franceze në Libi ka kohë që ka shkaktuar pakënaqësi midis politikanëve dhe zyrtarëve italianë, të cilët dyshojnë se përfshirja e Francës në një sferë ndikimi tradicionale italiane është e motivuar nga një dëshirë për të promovuar interesat e firmës së saj të naftës Total.
Por përplasjet filluan pas ardhjes në pushtet në qershor të një qeverie populiste në Romë. Menjëherë pas betimit të një koalicioni midis Lidhjes dhe Lëvizjes Pesë Yje (M5S) në Itali, Presidenti Emmanuel Macron paralajmëroi për shpërthimet e “lebrës” politike, pra një lloj sëmundjeje, në vendet fqinje.
Salvini dhe udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio, refuzuan të pranonin një anije që mbante emigrantë të shpëtuar, dhe Macron nuk e ka pëlqyer aspak këtë. Di Maio tha se Franca, e cila kishte mbyllur kufijtë e vet për migrantët që hynin nga Italia, nuk mund t’i qortonin ato.
Çështja u rihap përsëri në tetor kur policia franceze u kap duke u kthyer në territorin italian dy emigrantë që kishin kaluar kufirin në Alpe. Salvini e quajti Francën një “turp ndërkombëtar”.
Një pjesë e problemit është fakti që presidenti i Francës është kundërshtari i zgjedhjes së populistëve të rinj të Evropës, dhe jo vetëm ata që qeverisin Italinë.
Jo pak njerëz i kanë përshkruar zgjedhjet evropiane si një përballje midis populistëve dhe ish-bankierit në Elysee.
Të paktën trashëgimia kulturore e përbashkët e të dy vendeve duhet të ndihmojë, veçanërisht pasi së shpejti është pesëdhjetëvjetori i vdekjes në Francë të piktorit Leonardo da Vinçi. Oh, le ta mendojmë dhe një herë. Qeveria italiane nuk ka pranuar që tre nga veprat e tij të shfaqen në një ekspozitë në Luvër në vjeshtë…/konica.al