MENU
klinika

Detajet

Putin në Serbi, “pushtohet” veriu i Mitrovicës

17.01.2019 - 09:20

Beogradi pret sot në një vizitë zyrtare presidentin rus Vladimir Putin.

Lidhur me këtë takim mediat kosovare shkruajnë se veriu i Mitrovicës është ‘pushtuar’ nga flamujtë rusë, foto të Putin dhe presidentit serb Vuçiç.

Gjithashtu mediat në Kosovë kanë zbuluar edhe emrin e personit që i ka vendosur flamujtë dhe posterat.

Sipas tyre fotot, flamujtë dhe mbishkrimet janë vendosur nga Millan Radojiçiç. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për veriun e Mitrovicës.

Radojiçiç është një emër i përfshirë edhe në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

“Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”, kështu shkruhet në posterat e vendosur, duke nënkuptuar marrëdhënie vëllazërore me Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat