Real Madrid ka fituar sfidën e parë në shtëpi ndaj Leganes, në shifrat 3-0 dhe thuajse kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Vetëm mrekullia mund ta eliminonte Realin në ndeshjen e kthimit.
Goli I parë ka ardhur vetëm në fund të pjesës së parë, kur për vendasit akordohet penallti. Nga pika e bardhë, Sergio Ramos tregohet i saktë, duke e mbyllur 1-0 fraksionin e parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Lucas shënon golin e dytë dhe të sigurisë. Për ta bërë edhe më të lehtë ndeshjen e kthimit, mendon talenti Junior Vinicius, që në minutën e 77-të shënon e golin e tretë.
Një frymëmarrje edhe për trajnerin Solari, i cili në kthim mund të përdorë edhe rotacionin, duke u përqendruar të ndeshjet e La Liga-s, aty ku ka humbur terren karshi Barcelonës kryesuese.