MENU
klinika

Moti i keq

Reshjet e borës në Dibër, disa fshatra pa energji

24.01.2019 - 10:30

Probleme të shumta kanë shkaktuar reshjet e borës në Dibër.

Mësohet se trashësia e borës në njësinë administrative Lurë arrin në 40 cm, ndërkohë që në disa fshatra ka probleme me energjinë elektrike.

Raportohet se probleme me energjinë kanë; Kalaja e Dodës, Ostreni, Selishtë dhe Trebisht.

Ndërkohë, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren, ndërsa po punojnë për riparimin e energjisë elektrike.