MENU
klinika

Ngjarja në Virginia

Rooney arrestohet, në burg si të tjerët

06.01.2019 - 20:50

Legjenda e futbollit britanik Wayne Rooney ka përfunduar pas hekurave, në një qeli si një kriminel i rëndomtë rruge në SHBA. Futbollisti anglez, i cili jeton në Washington, rezulton se është arrestuar më 16 dhjetor 2018 në Virginia, pranë aeroportit, si pasojë e akuzave për “intoksikim në publik dhe sharje”.

Në SHBA, sharjet në publik dhe gjendja e dehur cilësohen si shkelje e nivelit të katërt, një krim i rëndomtë. Por atij, gjithsesi, iu desh që të kryente të gjithë procedurën e arrestimit, i dërguar në qeli, ndërsa iu morën shenjat e gishtërinjve si dhe iu bënë edhe fotot përkatëse para se të lihej i lirë.

Ai rezulton se është ndëshkuar me një gjobë prej 25 dollarësh për këtë shkelje, si dhe duhet të paguajë dëme për 91 dollarë. Sigurisht, me rrogën që merr, kjo nuk përbën asnjë lloj problemi për Runin, pasi këto shifra i fiton brenda pak minutash.

anglia rooney
anglia rooney

Por dëmi për imazhin e futbollistit është më i madh, në një periudhë kur dukej se ai ishte zhdukur nga tabloidët në vendlindje. Rooney aktualisht po vuan një ndëshkim 13 mujor për të mos nisur makinën, pasi u arrestua në Angli, ndërsa po niste nën efektin e alkoolit makinën e tij, ndërsa ka plotësuar 100 orë punë në shërbim të komunitetit.