MENU
klinika

A do të ndryshojë situata politike?

Rreziqet që i kanosen botës në 2019…

01.01.2019 - 12:32

Me një luftë të vazhdueshme tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, vendosjes ushtarake ruse në Evropën Lindore dhe administratën më të paparashikueshme të SHBA-së në histori, 2019 mund të ofrojë disa surpriza.

Një takim tjetër “i madh”?

Me gjithë vëmendjen në Uashington për mbylljen e qeverisë dhe mosmarrëveshjet për financimin e kufijve, Trump duket se pret një konferencë tre-palëshe me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping. Një takim i tillë, sugjeroi presidenti, mund të ofrojë mundësinë për të frenuar një garë të madhe globale të armëve. Ajo që shqetëson aleatët e Amerikës është se Trump përsëri mund të dëgjojë instinktet e tij.

Treguesi i parë nëse mund të ndodhë një samit i Trump-Putin-Xi do të vijë në janar, kur ekipet tregtare amerikane dhe kineze do të takohen për të diskutuar mosmarrëveshjet në rritje mbi tarifat. Kur Trump takoi Xi në G20 në dhjetor, ra dakord të heqë tarifat e reja për 90 ditë. Por koha tani po mbaron, dhe nëse problemet e tilla nuk mund të zgjidhen, një takim i tillë do të ishte i pamundur në të ardhmen e afërt.

Evropa – veçanërisht Ukraina

Shtetet evropiane kanë qenë veçanërisht të tronditur nga dorëheqja e Mattis, dhe tani forcat amerikane nuk do të vazhdojnë të jenë shumë të përfshirë në ushtrimet e NATO-s.

Krizat e shumta politike të Evropës do të vazhdojnë. Britania mund të shmangë një marrëveshje kaotike Brexit në mars. Presidenti francez Emmanuel Macron mund të ketë shuar protestat e “jelekverdhëve” por ai ka të ngjarë të përballet me konfrontime të mëtejshme me një popullsi gjithnjë e më të zemëruar. Zgjedhjet parlamentare evropiane në maj ndoshta do të shohin një fitore të populistëve. Politika gjermane do të mbetet e paqëndrueshme, ashtu si edhe ata në Itali, që tanimë konsiderohet gjerësisht si kombi më i prekshëm në eurozonë.

Megjithatë, vendi më i mundshëm për përshkallëzim konfliktesh mbetet Ukraina. Pas incidentit në Detin Azov,  dyshohet se Moska mund të veprojë përsëri.

Deti i Kinës Jugore

Ambiciet më të mëdha të Kinës, lidhen me Detin e Kinës Jugore.

Pavarësisht nga një vendim gjyqësor i Kombeve, Pekini do të vazhdojë të ndërtojë baza ushtarake në ishuj artificial në të gjithë Detin e Kinës Jugore.

Shfaqjet e forcës janë gjithashtu të mundshme rreth ngushticës së Tajvanit, ku Uashingtoni ende mund të zgjedhë të dërgojë një ose më shumë avionë, një hap që nuk është marrë që nga vitet 1990.

Jemeni dhe Siria

Viti i ardhshëm do të jetë kritik për të dy konfliktet, veçanërisht pas vendimit të Trump për të tërhequr trupat nga Siria dhe ndërprerjen e mbështetjes amerikane për avionët sauditë në Jemen. Në Siri, tërheqja e SHBA-së ka të ngjarë të pasohet nga një rritje dramatike e veprimeve ushtarake turke dhe siriane.

Në Jemen, Arabia Saudite duhet të vendosë nëse do t’i përmbahet një procesi paqeje të mbështetur nga Perëndimi, që synon ndalimin e një lufte që tani kërcënon miliona njerëz.

Rezultati i të dy konflikteve, megjithatë, do të na tregojë shumë për Lindjen e Mesme tani të dominuar nga një luftë midis disa vendeve, Irani, Arabia Saudite dhe Turqia në veçanti.

Korea e Veriut

Pas zbulimeve të papritura diplomatike të vitit 2018, viti i ardhshëm mund të jetë shumë më sfidues kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut. Ende nuk ka një datë për një takim të mëtejshëm midis Trump dhe Kim, por Pyongyang duket se nuk ka gjasa të pranojë kërkesat e SHBA për çarmatimin e plotë bërthamor.

Peter Apps është kolumnist i çështjeve globale të Reuters, që shkruan mbi çështjet ndërkombëtare, globalizimin, konfliktet dhe çështje të tjera. Që nga viti 2016, ai ka qenë anëtar i Rezervës së Ushtrisë Britanike dhe Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…