MENU
klinika

Çmimi i ri i naftës

Rritet çmimi i naftës?

11.01.2019 - 16:24

Gjatë 11 mujorit të 2018 eksporti i naftës që prodhohet në vend u rrit me një vlerë prej  80%. Kështu eksportet e naftës janë rritur me ritme galopante këtë vit sipas statistikave mbi tregëtinë e jashtme.

Çmimi i shumicës për naftë në tregun vendas është ‘produkt’ i një sërë shkaqesh në vendin tonë si; kostot e transportit, cilësia e produktit të zhdoganuar, çmimet më të cilat nafta kuotohet në bursë, barrës shtetërore, që sot ka arritur në një vlerë prej 91.1 lekë për litër si dhe kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut.

Industria e lëndëve djegëse në Shqipëri  është sektori që kohët e fundit po influencohet nga tregjet ndërkombëtare, gjë e cila është pasqyruar në tregun vendas në ditën e sotme. Sot nafta në tregun vendas ka pësuar një rritje prej 0.95% në krahasim me sesionin e kaluar. Kështu, sot, nafta shitet me 144.35 lekë për litër duke u tregtuar me shumicë në dy portet e vendit.

Të dhënat e sipërpërmendura janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me çmimin aktual dhe përfundimtar me të cilën nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin nafta tregtohet në pikat e karburantit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN