MENU
klinika

Kërcënon me masa

Rusia kundër planit të Britanisë për baza të reja ushtarake

11.01.2019 - 19:14

Rusia kundërshton planet e Britanisë për të ndërtuar baza të reja ushtarake në juglindje të Azisë dhe Karaibe, duke paralajmëruar për masa hakmarrëse nëse kërcënohen interesat e saj ose të aleatëve të saj.

Ministri i Brendshëm britanik, Gavin Williamson, ka thënë për Sunday Telegraph në dhjetor se Britania mund të ndërtojë baza të reja ushtarake “brenda pak vitesh”, pasi ky vend të dalë nga Bashkimi Evropian.

Williamson ka thënë se zgjerimi do të ishte pjesë e një strategjie të Britanisë për t’u bërë një “lojtar i vërtetë global” pas Brexit-it. Ai nuk e ka specifikuar se ku mund të ndërtohen këto baza.

Duke folur të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se planet janë misterioze dhe paralajmëroi se ato mund t’i destabilizojnë çështjet botërore.