MENU
klinika

Përshkallëzohen tensionet?

Rusia po përgatitet ta sulmojë përsëri Ukrainën?!

02.01.2019 - 10:13

Zyrtarët ukrainas po paralajmërojnë se Rusia mund të jetë gati për të përshkallëzuar konfliktin e saj me Ukrainën, duke përfshirë ndoshta nisjen e një sulmi nga Krimeja.

Dhe ata akuzojnë separatistët e mbështetur nga Moska në rajonin e Donbas të Ukrainës për shkeljen e armëpushimit të fundit, të quajtur “goditja e Vitit të Ri”, duke sulmuar Ukrainën me një armë të kalibrit të rëndë të ndaluar sipas marrëveshjeve të paqes në Minsk.

Një numër gjithnjë e më i madh i trupave ushtarake ruse janë parë duke u zhvendosur drejt kufirit midis Krimesë, gadishullit të aneksuar nga Moska në vitin 2014 dhe territorit të mbajtur nga ukrainasit.

“Rusia vazhdon të ndërtojë dhe të përgatisë forcat e saj ushtarake për operacione të mundshme sulmuese kundër Ukrainës nga gadishulli i Krimesë dhe Lindja,” ka raportuar instituti.

“Të dhënat sugjerojnë se Putini është duke u përgatitur për të sulmuar, ndonëse interpretimet alternative janë të mundshme,” shtuan ata.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes evropiane për Zërin e Amerikës. “Putini po teston Ukrainën dhe Perëndimin për të parë  se çfarë mund të bëjnë” shtoi ai.

Udhëheqësi rus tha të dielën se marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Rusisë janë çelësi për sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare. Putin shtoi se Rusia është e hapur për dialog.

Me tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi forcat bregdetare ruse kapën tre anije ukrainase më 25 nëntor në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi pranë gadishullit të Krimesë të pushtuar nga Rusia, frika po shtohet në Kiev nga një tjetër konfrontim i madh.

Një ish-këshilltar i Putinit, Andrey Illarionov, tani një nga kritikët më të ashpër të liderit rus, tha se beson se Perëndimi i ka dhënë Moskës dritën jeshile për aventurizëm të mëtejshëm, duke mos sanksionuar Rusinë për incidentin e nëntorit në Detin Azov, kur forcat bregdetare ruse sulmuan, gjuajtur dhe kapën tre anije të vogla ukrainase.

Ndër lëvizjet ushtarake ruse që po vëzhgohen nga Kiev dhe fuqitë perëndimore janë ripozicionimet e avionëve luftarakë.

Gjenerali Ben Hodges tha “Ata nuk do të ndalen derisa të jenë plotësisht në Detin e Azov”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Rusia duhet ndëshkuar…