MENU
klinika

Përplasjet Itali-Francë vazhdojnë

Salvini: Francën e ka pasuruar Afrika

22.01.2019 - 16:18

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm Italian, Matteo Salvini tha të martën se Franca nuk kishte asnjë arsye të mërzitej për komentet e bëra nga zëvendëskryeministri Luigi Di Maio lidhur me politikën franceze në Afrikë.

Salvini tha se komentet e Di Maios ishin të justifikuara. “Problemi i emigrantëve ka shumë shkaqe,” tha Salvini për televizionin Mediaset.

“Në Afrikë disa vende marrin pasuri nga populli dhe kontinenti dhe Franca është mes tyre”.

Ministri shtoi se në Libi interesat e Francës janë e kundërta e Italisë, duke argumentuar se Parisi nuk ka interes për stabilizimin e situatës aty. “Franca nuk ka interes, sepse ka kthyer mijëra migrantë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, në kufi,” shtoi ai. “Nuk marr mësime për njerëzimin dhe bujarinë nga Macron”.

Kohët  e fundit, Luigi di Maio i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Francën për politikat e saj në Afrikë.

“Nëse Franca nuk do të kishte koloni afrikane, të ishte fuqia e 15-të ekonomike ndërkombëtare dhe në vend të kësaj është ndër të parat për atë që po bën në Afrikë”, tha ai. Franca aktualisht është ekonomia e shtatë më e madhe në botë, sipas të dhënave të Bankës Botërore për 2017.

Zëvendëskryeministri italian ka fajësuar Francën për krizën evropiane të emigrantëve, duke e akuzuar atë për imponimin e politika “kolonialiste” ndaj kombeve afrikane.

Di Maio po fliste në një tubim të dielën, ku preku edhe çështjen e mbytjes masive të emigrantëve masivë në Mesdhe. Besohet se deri në 170 emigrantë, të cilët u larguan nga Libia dhe Maroku, mund të jenë mbytur në det javën e kaluar. Tre emigrantë u shpëtuan nga Marina italiane të premten dhe të mbijetuarit thanë se ishin pjesë e një grupi prej 120 vetësh që lundruan nga Libia të enjten. Viktimat, sipas organizatave migrante, përfshijnë fëmijë dhe të paktën 10 gra.

Italia dhe Franca janë ndeshur edhe më parë për çështje të lidhura me migrimin. Italia është destinacion për mijëra njerëz që kërkojnë një jetë të re në Evropë. Vitin e kaluar, Franca e ka kritikuar Italinë për moslejimin e anijeve me migrantë që të ankorohen në brigjet e saj. Zyrtarët italianë janë përgjigjur duke e akuzuar vetë Francën për refuzimin e pranimit të migrantëve./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve