MENU
klinika

Nga New York Times

SHBA duhet ta “braktisë” edhe Afganistanin…

02.01.2019 - 10:47

 Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë shumë, përtej mundësive të tyre, një mision që mund të ndihmojë vetëm rivalët e saj.

Vendimi i Presidentit Trump për të tërhequr 7,000 nga afërsisht 14,000 trupa amerikane të mbetura në Afganistan, ndoshta deri në verë, ka shkaktuar përsëri shqetësime lidhur me sjelljen e tij impulsive, veçanërisht duke pasur parasysh edhe vendimin e tij pothuajse të njëkohshëm për të tërhequr të gjitha forcat amerikane nga Siria.

Por tërheqja nga Afganistani ishte ndoshta e pashmangshme.

Në të vërtetë, së shpejti mund të jetë koha që Shtetet e Bashkuara të dalin nga vendi krejtësisht.

Asnjë vend tjetër në botë nuk simbolizon rënien e perandorisë amerikane më shumë sesa Afganistani.

Kur është fjala për Afganistanin, Uashingtoni ka qenë një qytet që fshihet pas mureve të veta të turpit dhe zhgënjimit.

Shtetet e Bashkuara shpenzojnë rreth 45 miliardë dollarë çdo vit. Kostoja totale e luftës mund të arrijë deri në 2 trilionë dollarë, sipas Universitetit Brown.

Në të vërtetë, Afganistani përfaqëson triumfin e forcave deterministe të gjeografisë, historisë, kulturës, ndërgjegjësimit etnik dhe sektarian.

Sigurisht, asnjë vend nuk është i pashpresë. Këshilltari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Zalmay Khalilzad, po përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje diplomatike që lejon Shtetet e Bashkuara të tërheqin forcat e saj pa shpërbërë menjëherë themelin politik në Kabul.

Kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpenzojnë aq shumë në Afganistan.

Pentagoni është i tmerruar nga një përsëritje e vitit 1975, kur amerikanët u tërhoqën nga Vietnami dhe forcat e Vietnamit të Veriut përparuan në qytet. Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk u shërua nga ky poshtërim deri në fitoren e saj në luftën e Gjirit Persik të vitit 1991.

Një tërheqje e menjëhershme nga Afganistani mund të krijojë një simbol të ri të rënies së fuqisë amerikane.

Ekziston edhe frika se Afganistani në kaos mund të sigurojë një herë një “parajsë” për një grup terrorist ndërkombëtar të vendosur për të kryer një sulm tjetër si i 11 shtatorit.

Ndërkohë, kinezët, pakistanezët, rusët, indianët dhe iranianët mund të përfitojnë më shumë nga operacionet ushtarake të Amerikës në Afganistan sesa Shtetet e Bashkuara. Prania e amerikanëve mund të ofrojë siguri të mjaftueshme për korridoret e tyre të energjisë dhe transportit, ndërkohë që ndihmojnë rusët të mbrojnë terrorizmin islamik në kufirin e tyre jugor.

A i detyrohet Amerika popullit afgan që të qëndrojë? Jo nëse idealet që ata pretendojnë duken të paarritshme. Edhe një pjesë e vogël e parave që shpenzohen aty, mund të shpenzohen më mirë për investime më të zgjuara në Azi, për të konkurruar me Iniciativën e Brezit dhe Rrugës të Kinës.

Tërheqja nuk duhet të jetë e papritur. Ajo duhet t’i japë ambasadorit Khalilzad kohë për të zhvilluar një marrëveshje me aleatët e amerikanëve.

Por le të jemi të sinqertë: Avionët që vazhdojnë të ndërtojnë amerikanët për Afganistanin, janë tepër të vjetëruar në një epokë të teknologjisë së raketave të sofistikuara dhe luftës hipersonike. Është koha për ta lënë atë…

Robert D. Kaplan, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane dhe një këshilltar i lartë në Eurasia Group, është autor i, së fundi, “Kthimi i Botës së Marco Polos: Lufta, Strategjia dhe Interesat Amerikane në shekullin XXI”. /konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?

Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS