MENU
klinika

Foto dhe video

Shpërthim në qendër të Parisit, 4 të vdekur

12.01.2019 - 10:03

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës.

Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

shperthimi ne paris-konica.al

Siç raportojë mediat vendase të cilat citojnë burime nga policia, një pallat është në flakë dhe deri tani është raportuar për 4 persona të vdekur dhe 32 të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

shperthimi ne paris-konica.al

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku.

Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter.