MENU
klinika

Akuza nga opozita

‘Shteti dhe qytetarët në Maqedoni vetëm po varfërohen’

09.01.2019 - 15:27

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë që kalon shteti dhe qytetarët po varfërohen.

Kjo parti akuzon pushtetin se në vend që paratë të kthehen tek qytetarët, ata shkojnë tek qeveritarët.

Duhet që LSDM sa më shpejtë të largohet, që shteti të ecë përpara. Me LSDM-në në pushtet na pret vetëm varfëri dhe shkatërrim ekonomik. Errësira nuk duhet të na bëhet përditshmëri. Maqedonia meriton të shkojë përpara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata gjithashtu shtojnë se në zgjedhjet e radhës do të arrijnë të korrin fitore dhe ta largojnë LSDM-në nga pushteti. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesë nga Prokuroria Speciale

Bllokohet selia e VMRO-DPMNE-së