MENU
klinika

Preken të gjithë politikanët

Sulme kibernetike në Gjermani/ “Shënjestër” edhe Merkel

04.01.2019 - 15:33

Qindra politikanëve gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, iu janë vjedhur të dhënat personale dhe janë publikuar në internet.

Kontaktet, bisedat private dhe të dhëna të tjera, të cilat i përkasin figurave të çdo partie politike, përveç AfD-së të së djathtës ekstreme, u ekspozuan në Twitter.

Është ende e paqartë se kush ishte pas sulmit.

Dëmi i shkaktuar ende nuk dihet megjithëse ministrja e drejtësisë Katarina Elb tha se ishte një “sulm serioz”. “Njerëzit që e kanë bërë këtë duan të dëmtojnë besimin në demokracinë dhe institucionet tona”, tha ajo.

Një analist kibernetik i tha BBC-së kishte spekulime se hakerët mund të kenë shfrytëzuar dobësitë në softuerin e-mail për të marrë fjalëkalime që ata kishin përdorur edhe në llogaritë e mediave sociale.

Zyra federale gjermane për sigurinë e informacionit (BSI) tha se rrjetet qeveritare nuk u prekën, për aq sa ishte në dijeni.

Shënjestra ishin figura politike kombëtare dhe lokale, si dhe disa personalitete televizive. Midis atyre që u prekën ishin:

-Kancelarja Angela Merkel: adresa e saj e emailit dhe disa letra nga kancelarja janë publikuar në internet

-Grupet kryesore parlamentare përveç AfD

-Udhëheqësi i të Gjelbërve Robert Habeck, të cilit ju postuan në internet biseda private me pjesëtarët e familjes dhe detajet e kartës së kreditit

-Gazetarët e telvizioneve publike ARD dhe ZDF, si dhe satiristi televiziv Jan Böhmerman

-Një tjetër satirist i televizionit, Christian Ehring, thuhet se ka pasur 3.4 gigabajt të të dhënave të vjedhura dhe të postuara në internet, duke përfshirë fotot e festave.

Ende nuk dihet autori, por dyshimi i menjëhershëm ishte tek partia e krahut të djathtë. Analisti gjerman i sigurisë Sven Herpig tha se Rusia ishte një i dyshuar, së pari për shkak të metodës së përdorur. Rusia është akuzuar për sulme kibernetike në Gjermani më parë.

Eksperti britanik, Graham Cluley tha “Ky krim nuk ka të bëjë me grabitje ose motive financiare. Kjo ka të bëjë me përpjekjen për të destabilizuar shoqërinë gjermane”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/Nga The New Yorker

Lufta hibride SHBA-Rusi

Deklarata e gjeneralit britanik

Britania: Rusia më e rrezikshme se ISIS