MENU
klinika

Juventus-Milan

Superkupa e Italisë, diskriminohen femrat

03.01.2019 - 14:31

Kritika të ashpra kundër u janë drejtuar organizatorëve të finales së Superkupës mes Juventus dhe Milan, pasi u bë e ditur se në tribunë do të lejohen vetëm burrat, ndërsa gratë vetëm nëse ato janë shoqëruara me familje.

Finalja e Superkupës së Italisë, që do të luhet në Jeddah, në Arabinë Saudite, më 16 janar, ka ngjallur diskutime të zjarrta. Shkak për këtë është bërë ndarja e vendeve në stadium, pasi nuk do të lejohet të marrin pjesë gratë, të cilat nuk janë të shoqëruara me familje.

Vendet në stadium, me një kapacitet prej 60 vetash, janë të ndara në sektorë për persona të rezervuara për burra dhe familjarë, burra e gra, të cilat në Arabinë Saudite u lejuan të marrin pjesë në lojëra vetëm nga viti që sapo lamë pas. Çmimet e biletave për zonat familjare shkojnë nga 8 në 235 euro, ndërsa për zonat për person kushtojnë 17 apo 23 euro.

Reagimi i parë ka ardhur nga Paolo Grimboldi, zëvendëspresident i komisionit të Jashtëm të Dhomës, i cili u ka kërkuar dy ekipeve të mos luajnë. “Futbolli ynë e ka mbyllur një vit të rëndë mes dhunës, thirrjeve raciste dhe grafiteve të turpshme rreth tragjedisë së Heysel-it, por duket se do ta fillojë vitin 2019 edhe më keq, duke lejuar të poshtërohemi nga Arabia Saudite, duke i zhvlerësuar vlera tona për pak para”.

Kundër është shprehur edhe ministri i Brendshëm, Salvini. “Si mund ta luash finalen e superkupës italiane në Arabinë Saudite? Në rregull se biznesi është biznes, por është antitezë”.

Giorgia Meloni, nga Fratelli d’Italia, ka thënë: “Superkupa italiane Juve-Milan në Arabinë Saudite. Gratë mund të shkojnë vetëm nëse janë të shoqëruara në sektorin familjar, vetëm jo, sepse islami nuk e lejon. Prandaj, një grua italiane që do të donte të blinte biletën për ta parë ndeshjen vetëm apo me një grup mikeshash, nuk mund ta bëjë këtë. Ç’është kjo pështirosje?”.

Kritika kanë ardhur edhe nga Usigrai, sindikalisti i gazetarëve të Rai-t. “A ndien Serie A turp ta pranojë se ekzistojnë sektorë të stadiumit ‘të rezervuar për burra’? për 7 milionë euro Serie A pranon rregulla që janë në kundërshtim me Kushtetutën.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN