MENU
klinika

Taksa 100%

Kosova përballet sot me Bosnjë-Hercegovinën

24.01.2019 - 12:19

Gjatë ditës së sotme ka nisur një takim konsultues mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, kërkuar nga kjo e fundit.

Sipas mediave kosovare në takimin mes dy vendeve do të diskutohet lidhur me taksën 100% që Kosova ka vënë.

Shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj ka konfirmuar fillimin e takimit.

“Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral mes te dy vendeve. Jemi në konsulata siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai.