MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Tani askush nuk frikësohet më nga Brexit…

01.01.2019 - 11:43

Një Brexit kaotik mund të bëjë dëme të mëdha për njerëzit e zakonshëm. Por ditët kur Britania mund të trondiste botën, janë zhdukur prej kohësh.

Kohët e fundit, si në vitet 2007-2009, politika britanike ndikoi në rezultatet globale: derisa liberalizimi i qytetit të Londrës kontribuoi në ashpërsinë e krizës globale financiare, udhëheqja britanike në samitin e Londrës në G20 në prill 2009 përfundimisht provoi një ndikim stabilizues.

Sot, megjithatë, pavarësisht nga teatri politik dhe retorika dramatike, dalja e afërt e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Brexit, me të vërtetë nuk ka rëndësi për botën.

Ekonomia botërore mund të jetë përballur me pasiguri, por kjo është më shumë për shkak të veprimeve të ashpra të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i vetë shpallur “Njeriu i tarifave”. Problemi themelor i Eurozonës mbetet praktikat e këqija bankare dhe financat publike të paqëndrueshme në disa vende anëtare.

Ndikimi i mundshëm është rritja më e ulët ekonomike britanike, jo një përçarje e tregtisë rajonale, e lëre më globale.

Është e vështirë të mbivlerësohet influenca britanike mbi çështjet globale pasi u bë djepi i Revolucionit Industrial. Nga rreth 1750, shpikjet britanike krijuan risi teknologjike që transformoi mënyrën se si prodhohej energjia. Hekurudhat dhe anijet me avull revolucionizoj transportin.

Natyrisht, jo të gjitha kontributet britanike ishin pozitive. Rritja e Britanisë si një fuqi globale u shoqërua me tmerret e tregtisë së skllevërve të Atlantikut dhe abuzimet e shumta të sundimit kolonial.

Por nuk ka dyshim se veprimet britanike, të mira dhe të këqija, ishin të rëndësishme për shumë njerëz, disa prej të cilëve jetonin shumë larg. Aleancat britanike dhe gatishmëria për të ndërhyrë ndikoi shumë në luftërat evropiane ushtarake, që nga Napoleoni në pushtimet gjermane të Francës në 1870, 1914 dhe 1940. Politika e pajtimit të Neville Chamberlain,  vendimet e tij personale në konferencën e Mynihut në 1938 me Adolf Hitlerin paten ndikim të madh në kohën, natyrën, dhe ndoshta edhe rezultatin përfundimtar të Luftës së Dytë Botërore.

Ndikimi global më i madh i Britanisë së Madhe ishte ndoshta në vitet 1940-1941, kur qëndronte vetëm kundër fuqisë në dukje të pandalshme të Gjermanisë naziste. Ironikisht, hyrja e Amerikës çoi në një përmirësim të plotë të ekonomisë botërore.

Konferenca e Bretton Woods në vitin 1944 e bëri të qartë se epoka e perandorisë evropiane kishte mbaruar. Marrëveshjet tregtare pas Luftës së Dytë Botërore u përcaktuan sipas preferencave amerikane.

Në vitin 1945, Perandoria Britanike kishte më shumë se 600 milionë njerëz, rreth një e katërta e të gjithë të gjallë, duke e bërë atë njësinë politike më të populluar ndonjëherë në planet.

Në dekadat pasuese, ndikimi global i Mbretërisë së Bashkuar u ndje kryesisht përmes një kombinimi të dekolonizimit, duke përfshirë edhe poshtërimin spektakolar të vuajtur gjatë krizës së Suezit në vitin 1956 dhe keqmenaxhimit të gabuar makroekonomik.

Në përgjithësi, Britania ka ecur mirë nga tregtia e pas luftës, rreth gjysma e së cilës është aktualisht me Evropën. Tregtia totale në Mbretërinë e Bashkuar ishte rreth 40% e PBB-së gjatë viteve 1950; aktualisht  shkon afërsisht në 60%.

Pra, pjesëmarrja aktive në ekonominë globale gjatë katër dekadave të fundit ka ndihmuar në mbylljen e hendekut me Shtetet e Bashkuara.

Ndoshta ekziston një version i çmendur i Brexit që mund të ketë përçarje përtej brigjeve britanike, por kjo duket e largët.

Pjesa më e madhe e elitës politike britanike duket si e paprekur nga realiteti global, ashtu si paraardhësit e tyre ishin në vitet 1938, 1944 dhe 1956.

Një Brexit kaotik mund të bëjë dëme të mëdha për njerëzit e zakonshëm. Por ditët kur Britania mund të trondiste botën, janë zhdukur prej kohësh.

Simon Johnson, një ish-shefi ekonomist i FMN-së, është profesor në MIT Sloan, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare Ai është bashkëautor, me James Kwak, i librit “Djegia e Shtëpisë së Bardhë: Etërit themelues, borxhi ynë kombëtar dhe pse ai ka rëndësi për ty.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…