MENU
klinika

Rinovon japonezi

Thyhet rekordi i moshës nga një futbollist

11.01.2019 - 15:57

Mosha për Kazuyoshi Miura është thjesht një numër. Ai është futbollisti më i vjetër në historinë e futbollit që sapo ka rinovuar kontratën si profesionist edhe për një vit me skuadrën e Yokohama në J2 Ligue të Japonisë.

Plot 52 vjeç do jetë kur të përfundojë kontrata e tij, duke u bërë lojtari i vetëm në botë që luan në këto nivele në këtë moshë. Rekordin e mbante Kevin Poole, portieri i Burton Albion, i cili i dha fund karrierës si profesionist në moshën 51-vjeçare në vitin 2014.

Japonezi do jetë rekordmen i vetëm në këtë drejtim pasi aktualisht është 51 vjeç e 11 muaj. Për më tepër sulmuesi mban edhe një tjetër rekord në historinë e futbollit. Në moshën 50 vjeç e 14 ditë ai shënoi golin e fitores për Yokohama, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon gol si profesionist.

Rekordi në fjalë mbahej nga Sir Stanley Matthews, anglezi që luajti nga viti 1932-1965, deri në moshën 50-vjeçare me Stoke City. Ndërkohë Miura në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Santos apo Palmerias në Brazil, ndërsa në sezonin 1993-94 luajti me Genoan në Seria A, ku në 21 ndeshje shënoi 1 gol.

Në karrierën e tij sulmuesi ka shënuar 173 gola, ku me skuadrën e Verdy Kawasaki ka njohur suksesin më të madh nga sezoni 1990-1998 ku shënoi 100 gola. Ndërkohë me kombëtaren e Japonisë ka shënuar 55 gola në 89 paraqitje. Në total kap shifrën e 228 golave në 821 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Numri i 100 vjeçarëve është 7-fishuar në dy dekada

Japoni: 70 mijë persona janë mbi 100 vjeç