E dini se cila skuadër mbush më shumë stadiumin e vet? UEFA ka bërë publike shifrat zyrtare për sa i përket pjesëmarrjes në stadiume.
Ekipi që regjistron më shumë tifozë në stadium është Manchester United, me 1.424.544 tifozë në total.
Kjo është shifra që kanë ndjekur anglezët nga shkallët e stadiumit në takimet në shtëpi gjatë sezonit 2017-2018, pra për sezonin e kaluar, ku trajner ishte Mourinho.
Mesatarja për ndeshje është plot 74 mijë e 976 tifozë. Një shifër e lartë po të marrësh parasysh edhe ecurinë, që United siguroi me vështirësi pjesëmarrjen në Champions League.
Ekipi i dytë renditet Dortmund, me 1.351.432 spektatorë. Vlen të përmendet se verdhezinjtë renditen të parët për pjesëmarrjen për ndeshje me 79.500.
Një vend në treshe edhe për Tottenham, me 1.291.107 tifozët gjatë sezonit. Nga kampionati italian i futbollit, vetëm Inter ka arritur të futet në dhjetëshen e parë, ku regjistrojnë diçka më pak se 1 milionë spektatorë, me 57 mijë për ndeshje.
Milan, nga ana tjetër, bën pjesë në 20-ëshe. Në këtë listë dominojnë skuadrat nga Premier League, ku kanë 7 nga 20 skuadra, e ndjekur nga Bundesliga me 4, Spanja me 3 dhe Italia e Skocia me nga 2.