Është mbyllur java e 19-të e Kategorisë Superiore në futboll, ku Partizani dhe Tirana janë dy skuadrat që kanë përfituar më shumë nga kombinimet e rezultateve.
Tirana ka përmbysur rezultatin ndaj Kamzës, nga 0-1 në pjesën e parë, në 4-1 në të dytë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike, pasi kamzalinjtë mbetën me 10 vetë në fundin e pjesës së parë.
TIRANA – KAMZA 4-1
Hasani 60′, 74′, Ngo 66′, Doka 75′ / Plaku 31′
Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Mauexhe (Daja 60′), Halili, Hasani (Muçi 75′), Greca, Ngo. Trajner: A.Mema.
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Malaj, Arrabal, Fukui, Rezi, Plaku (Mumajesi 76′), Martinena. Trajner: E.Gjoka.
Karton i verdhë: Beqiri 5′, 39′
Karton i kuq: Daja 63′, Hasani 75’/ Beqiri 40′ Idrizi 70′
Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Gerant Qirici, Juxhin Xhaja
Ndërsa Teuta dhe Flamurtarin janë ndarë në barazim 1-1. Duket se të dyja skuadrat ndalin njëra-tjetrën. Më të humbur duket se kanë qenë durrsakët, pasi vlonjatët kanë mbetur me 10 lojtarë në minutën e 58-të.
TEUTA – FLAMURTARI 1-1
Traore 27′ / Batha (p) 13′
Teuta: Celesti, Frashëri, Beqja, Osmani, Bicaj, Avdyli (Bushiç 46′), Progni, Traore (Vecaj 78′), Kamara, Kallaku, Sidibe. Trajner: Bledi Shkëmbi.
Flamurtari: Koliçi, Veliu, Torasa, Mustafa, Kotobelli, Useini, Deliaj, Musta, Batha, Alla, Kale (Liçaj 60′). Trajner: Ilir Daja.
Kartonë të verdhë: Frashëri 9’ / Kale 46’, Alla 64′, Torasa 79′
Karton i kuq: Veliu 58’