Menaxherja e familjes Schumacher jep detaje të rralla për legjendën e Formula 1. Michael Schumacher ka ende miq mjaft të mirë dhe mbetet shumë i afërt me familjen e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxherja e familjes së tij, Sabine Kehm, i cili ka folur rrallë për jetën e 50 vjeçarit, sidomos pas aksidentit që e kishte pësuar ky i fundit në dhjetor të vitit 2013 në alpet franceze.
Nga ajo kohë, Schumi nuk është shfaqur më në publik dhe rrallë kanë dalë detaje rreth gjendjes së tij. Mirëpo, menaxherja e familjes së tij e ka bërë një lajm publik, duke thënë se ish-piloti gjerman është në gjendje të mirë dhe se po përmirësohet dita-ditës.
“Michael e ka familjen e pastër dhe ajo po i qëndron afër. Corinna dhe Michael ishin çift perfekt dhe janë ende një çift perfekt, nëse më pyesni”, – ka thënë ajo.
Këtë muaj, Corinna e kishte bërë një postim të rrallë duke i falënderuar fansat për urimet e 50 vjetorit të lindjes së ish-pilotit të Ferrarit dhe Mercedes. Të gjithë presin me padurim ta shohin shtatë herë kampionin botëror pas një kohe të gjatë.