Pas barazimit me Villarreal në transfertë, Real Madrid ka bërë një tjetër hap fals, kësaj here në shtëpi, teksa ka humbur 0-2 kundër Real Sociedad. Për pasojë, madrilenët humbin edhe një pozicion në renditje, duke rrëshkitur të pestit.
Ndeshja nisi me gol të miqve, teksa që në minutën e tretë Willian Jose shënon golin e avantazhit me anë të penalltisë. 0-1 që në start dhe Real Madrid e pati shumë të vështirë të gjente veten në pjesën e parë.
Në të dytën, gjërat vështirësohen shumë në minutën e 61-të, kur Lucas ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe madrilenët mbeten më 10 lojtarë. Gjithsesi, vendasit u përpoqën shumë për të shënuar.
Por ligji i pashkruar i futbollit veproi sërish. Kur shënon, e pëson. Kjo ndodhi në minutën e 82-të, kur Pardo shënon golin e dytë me kokë për Sociedad. Më pas Real e pati të pamundur për të ndëshkuar qoftë edhe një gol nderi.