MENU
klinika

Washington Examiner

Turqia, sponsor i terrorizmit?!

19.01.2019 - 11:48

Të martën, terroristët islamikë të lidhur me grupin somalez al-Shabaab sulmuan një hotel luksoz në Nairobi, Kenia, duke vrarë të paktën 21 vetë.

Ky nuk ishte sulmi i parë i grupit në Kenia. Grupi radikal, i cili në një moment ishte i lidhur me al Kaedën, ka përdorur prezencën e refugjatëve të Somalisë si mbulesë për një numër sulmesh në Kenia.

Për shumicën e vendeve, do të ishte e paimagjinueshme të mbështesnin, e jo më të “sponsorizonin” el-Shabaab. Me përjashtim të Turqisë.

Të paktën kështu është, sipas një raporti nga Abdullah Bozkurt, ish-shefi i Byrosë së Ankarasë për Zamanin e sotëm, një gazetë e lidhur me Fethullah Gulenin, një teolog dhe një aleat i dikurshëm i kreut turk Rexhep Tajip Erdogan.

Bozkurt shkruan se İbrahim Sen, i arrestuar më pas në Pakistan, ishte një ndërmjetësues për shërbimin e inteligjencës turke për grupet në Siri dhe, më e rëndësishmja, transferoi 600,000 dollarë për al-Shabaab në vitin 2012. Në kohën e transferimit të supozuar, lëvizja Gulen kishte ende shumë ndikim në diplomaci, siguri, etj. Përveç kësaj, zbulimet e mëvonshme konfirmuan marrëdhëniet sekrete të Erdoganit.

Qeveria hodhi poshtë hetimin e vitit 2014 dhe shkarkoi shefat e policisë, prokurorët dhe gjyqtarët të cilët ishin përfshirë në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e Sen dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Hetuesit besonin se Sen përdorte disa OJQ, duke përfshirë Fondacionin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Humanitarian Relief, për të fshehur dërgesat ilegale të xhihadistëve në Siri. Transkriptet e përgjimeve të Sen treguan se si ata planifikonin të përdorin ambulancat për të transportuar mallra tek xhihadistës dhe kur guvernatori i ndaloi kamionët të kalonin në Siri.

Partneriteti i vazhdueshëm i Turqisë me grupet radikale në Siri gjithashtu do të përbëjë një sfidë për rajonin dhe vetë Turqinë.

Në javët e fundit, autoritetet libiane kanë kapur në mënyrë të përsëritur dërgesat e armëve turke të destinuara për milicitë islamike.

Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe i dërguari i posaçëm James Jeffery mund të injorojnë veprimet e Turqisë, ashtu si administrata e Klintonit dhe e Bushit injpruan sponsorizimin terrorist të Pakistanit.

Do të ishte mirë të hetohet se cilat shtete të huaja kanë mbështetur al-Shabaabin dhe të hedhin dritë mbi një çështje  të tillë. Politika e jashtme dhe siguria kombëtare duhet të bazohen në realitet, e jo në ideale…

Michael Rubin është një kontribues në blogun e Beltway Confidential të Ekipit të Uashingtonit. Ai është një studiues në Institutin e Ndërmarrjeve Amerikane dhe një ish-zyrtar i Pentagonit./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një bazë ushtarake në Afganistan

Terrorizmi/ Kina ‘i jep një dorë’ Afganistanit