Manchester United ka regjistruar fitoren e tetë radhazi që pas ardhjes së Solskjaer në stol, teksa sonte ka mposhtur në “Emirates” 3-1 ekipin e Arsenalit dhe ka kaluar në turin tjetër të FA Cup.
Një sukses që vjen edhe nga të pakënaqurit e Mourinhos. Goli i parë është shënuar pikërisht nga Alexis Sanchez në minutën e 31-të, duke u rikthyer kështu me gol.
Pa kaluar as dy minuta Lingard dyfishon shifrat dhe “Djajtë e Kuq” kalojnë në delir. Entuziazmin e ul Aubameyang, teksa në fundin e pjesës së parë ngushton shifrat në 1-2.
Në fillimin e pjesës së dytë trajneri Emery bën dy ndryshime, teksa në fushë futet edhe Ozil. Arsenal është përpjekur të barazojë, por Martial në minutën e 82-të shënon golin e tretë për miqtë.
Pas 10 minutave shtesë, Manchester United ia del për herë të dytë të fitojë në Londër, teksa vetëm një javë më parë fitoi ndaj Tottenham. Një ekip I rilindur pas largimit të Mourinhos.