MENU
klinika

Trajtimet natyrale

Varësi ndaj alkoolit? Mësoni si të hiqni dorë

02.01.2019 - 19:29

Alkoolizmi është një sëmundje që lidhet me varësinë ndaj alkoolit dhe përfshin disa simptoma si: dëshirë e papërmbajtur për të konsumuar pije alkoolike, paaftësi për të limituar sasinë e alkoolit dhe humbje të kontrollit.

Tek disa persona simptomat shfaqen më ekstreme se tek disa të tjerë, si për shembull të përziera, djersitje dhe dridhje të trupit.

Problemet që shkakton kjo lloj sëmundje janë të shumta, por le të përmendim disa prej si më të rëndësishmet.

Sëmundja shkakton probleme me mëlçinë, probleme me tretjen, probleme me zemrën, komplikacione të diabetit, probleme me sytë, sistem imunitar të dobët dhe rritje të rrezikut për shfaqjen e tumoreve të ndryshme.

Por ajo çka është me rëndësi, është se sëmundja përveçse me trajtime mjekësore kurohet edhe me trajtime natyrale.

i alkolizuar-konica.al

Luleradhiqja është një bimë që ndihmon për të trajtuar problemet që sjell pirja e herëpashershme e alkoolit.

Përdorimi: Pasi të keni bërë zierjen e luleradhiqeve, hidheni lëngun në një gotë dhe pijeni këtë çaj 2 ose 3 herë në ditë për disa muaj me radhë dhe rezultati do të jetë lehtësisht i dukshëm.

Vaji i kokosit është një tjetër rekomandim natyral i shkëlqyer që ndihmon në trajtimin e lënies së alkoolit.

Ky vaj duke qenë i pasur me antioksidantë dhe yndyrna të ngopura, ushqen mjaft mirë trurin.

Gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit, prodhimin e energjisë dhe mban nën kontroll peshën tuaj trupore.