MENU
klinika

Bastet online

Vendimi për mbylljet, viti i ri pa baste

01.01.2019 - 15:12

Dita e parë e vitit të ri pa baste e kumar, si erdhi vendimi për mbylljen?

5550 pika të liçensuara të basteve po u vjen fundi, atyre iu është vënë dryni, megjithatë qindra të tjera punonin pa licencë.

Bastet po i rënojnë shqiptarët nga ekonomia por ato tashmë nuk do të jenë më funksionale.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në tetor të 2018 mori vendimin për mbyllje, pas ndodhisë së përplajseve me armë zjarri në bllok, ku një ndër pronarët e kompanive më të fuqishme në vend të basteve dhe ku Ervis Martinaj kishte mbetur i plagosur.

Edi Rama atëherë bëri një tur në Shqipëri, ku mes të tjerave se ndalimi me ligj i kumarit në Shqipëri ishte një rrugë pa kthim.

Në deklaratat e kryeministrit ai u shpreh me tone të rënda  për të gjithë ata që i zotëronin këto kompani bastesh.

Ai akuzonte për pastrim parash dhe krim të organizuar, ndaj edhe vendimi i tij u zyrtarizua në parlament me shpejtësi të madhe, dy muaj pasi ai e njoftoi publikisht.

Edhe ministri i Brendshëm ka ripërsëritur disa herë se respektimi i këtij ligji do të jetë rigoroz.

Por si do të zëvendësohet ajo tek të infektuarit e kësaj loje?

Bastet online ndërkombëtare janë një opsion i tyre, por edhe për këtë kryeministri ka deklaruar se do të angazhohet personalisht të mos funksionojnë në vend.