MENU

Reagimi i Hotit

‘Vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë’

10.01.2019 - 13:15

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, presidenti dhe kryekuvendari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.

Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, me gjithë këto paqartësi, hile e përçarje, prapë akuzohet opozita se duke mos qenë pjesë e kësajmaskarade politike po e dobësuaka uniteti jonë në përballje me Serbinë”. /Konica.al/