MENU
klinika

Menaxherja e sulmuesit

Wanda qetëson tifozët: Icardi rinovon

21.01.2019 - 12:59

Menaxherja dhe gruaja e Mauro Icardit ka siguruar Interin dhe tifozët se “telefoni i saj është i lëshuar rregullisht dhe se ai do të rinovojë 100 për qind me Interin.”

Wanda Nara kishte shkaktuar disa dyshime për të ardhmen e Icardit tek Inter në fillim të janarit, por qëndrimi i saj për kontratën e re të argjentinasit është zbutur ditëve të fundit.

Mauro ishte i izoluar të shtunën? Po, mund të ndodh, por thuhet se ai gjithmonë ai është fajtori kur nuk ka rezultat pozitiv”, – ka thënë ajo për “Tiki Taka”.

“Ai është aty, ai është mësuar me këtë, ai është kapiteni. Ndeshje të tilla ndodhin, por thashethemet për rinovimin e kanë destabilizuar paksa. Një kampion si ai nuk e ndien shumë presionin. Ai mund të jetë shumë i ftohtë dhe këto gjëra nuk e shqetësojnë.

As Mauro as unë nuk kemi kërkuar ndonjë gjë të madhe. Kur klubi vendos, ata do të na telefonojnë, ne do të ulemi dhe do të përgjigjemi. Ka shumë mundësi reale për të që të rri për kohë të gjatë tek Inter.

Një takim së shpejti? Kam marrë sinjale pozitive, kështu që shpresoj që kjo javë të jetë e rëndësishme: telefoni i imë është i hapur, për mua ai do të rinovojë 100 për qind, edhe nëse unë nuk do të kisha biseduar me dikë.

Nuk dëshiroj që të dëgjoj njerëzit në dhomat e zhveshjes së Interit që kontrata e tij varet nga unë, sepse kjo do të ishte e njëjtë sikur të themi se Inter është një klub i dobët që nuk është e vërtetë” – ka pohuar Wanda Nara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN