MENU
klinika

Premier League, java 22

West Ham “largon” Arsenalin nga Champions

12.01.2019 - 15:27

Arsenal u është rikthyer rezultateve negative, teksa është mposhtur në derbin londinez nga West Ham. Vendasit e West Ham kanë fituar 1-0, duke e larguar edhe më shumë Arsenalin nga zona Champions.

Pjesa e parë ka përfunduar në abarazim 0-0. Goli i vetëm është shënuar në pjesën e dytë në minutën e 48-të nga Rice, që ka rezultuar vendimtar për fatet e takimit.

Trajneri Emery ka zëvendësuar dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, por kjo nuk ka dhënë efekt, pasi rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund.

Arsenal mbetet në vendin e pesët në renditje, por ky pozicion kërcënohet tashmë nga Manchester United, ndërkohë që Chelsea, që mban vendin e katërt, ka shansin të shkëputet edhe më shumë.