MENU
klinika

Akuza e opozitës

‘Zaev i ka shitur interesat kombëtare dhe shtetërore’

10.01.2019 - 10:18

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të errësirës dhe skenarit të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit kushtetues.

Zoran Zaev dhe LSDM i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe shkelën mbi Kushtetutën, ligjet dhe vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

kolana e librave

Nga atje thonë se që dy vjet ato nuk kanë punuar dhe se vetëm se janë të fokusuar se si të ndryshojnë emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë.

Maqedonia evropiane nuk bëhet duke shkelur mbi demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Kërcënimet dhe shantazhet mbi deputetët dhe kundërshtarët nuk janë vlera evropiane, siç nuk janë vlera evropiane edhe mekanizmat e gjyqësorit partiak “Kacarska” dhe prokuroria Ruskoska”, thonë nga VMRO-DPMNE. /Konica.al/