MENU
klinika

Siguria

Zgjedhjet europiane, Facebook shtrëngon masat për ‘Fake News’

28.01.2019 - 18:27

Facebook njoftoi sot në Bruksel aktivizimin, në fund të marsit, të mjeteve të reja për të luftuar kundër ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve europiane në fund të majit 2019, duke u përpjekur t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura kryesisht nga Komisioni Europian.

Nick Clegg, drejtori i çështjeve publike të Facebook-ut, premtoi “krijimin në fund të marsit të mjeteve të reja për të ndihmuar në parandalimin e ndërhyrjeve në zgjedhjet e ardhshme dhe për të bërë publicitetin politik në Facebook më transparent”.

“Facebook” i përgjigjet në këtë mënyrë thirrjes së bërë për mobilizim kundër dezinformimit, të bërë në fillim të dhjetorit nga Komisioni Europian.