MENU
klinika

Funksione të reja

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

07.05.2024 - 10:17

Kreu i Apple, Tim Cook, së fundmi ka folur për funksionet e reja të AI.

Një nga fokuset më të mëdha të pajisjeve të reja do të jetë në Siri – ky asistent duhet, ndër të tjera, të ketë aftësinë për të analizuar dhe përmbledhur mesazhet nga aplikacioni i mesazheve.

Një funksion i ngjashëm “Intelligent Search” po vjen në Safari për iOS 18 dhe se përdoruesit do të mund të përmbledhin faqet e internetit me të.

Softueri i Apple (LLM), i quajtur Ajax, do të jetë prapa këtyre veçorive të AI dhe disa raporte sugjerojnë se Apple po punon për të sjellë “përpunimin AI” në iPhone.

Një raport i AppleInsider thotë se Ajax përdor “përpunimin në pajisje” për të gjeneruar përgjigje të thjeshta, por duhet të konsultohet me serverët për të dalë me përgjigje për disa kërkesa më komplekse.

Këtu, ndoshta, Google ose OpenAI do të hyjnë në skenë, pasi Apple thuhet se është në bisedime me këto kompani për të sjellë AI në iPhone.

Karakteristikat e AI për pajisjet Apple gjithashtu pritet të përmirësojnë privatësinë e përdoruesve, por ndoshta nuk do të dëgjojmë më shumë për këtë deri në muajin e ardhshëm dhe konferencën vjetore të Apple.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”