MENU
klinika

Arratisja

‘Zhduken’ filmimet e Gruevskit në Shqipëri

29.01.2019 - 16:02

Prokurori, Lubomir Jovevski, tha sot se organet kompetente legjislative nuk i paraqitën pranë organit të akuzës filmimet nga Shqipëria lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Një prej arsyetimeve, sipas Jovevskit ka qenë se sistemi për video xhirim nuk mund t’i ruante të gjitha materialet e filmuara.

Lidhur me video-xhirimet, respektivisht ndihmën juridike ndërkombëtare e cila ishte kërkuar nga organet kompetente juridike të Republikës së Shqipërisë, siç raportoi Prokuroria, dy personat zyrtarë të cilët qëndronin aty, por nuk është proceduruar në tërësi ndihma juridike ndërkombëtare, kështu që video xhirimet nuk janë siguruar”, -u shpreh Jovevski.

Arsyet për këtë, tha se do të shihen në vijimin e procedurës, por e rëndësishme është që në këtë moment xhirimet që i ka kërkuar prokurori publik nuk janë të aksesueshme.

Kemi disa përgjigje në arsyetimin e tyre. Njëri është se këto të dhëna kanë qenë të tepërta për kamerat e sigurisë dhe se ky sistem nuk mundet t’i ruajë më gjatë“, tha Jovevski.