MENU
klinika

Serie A, Java 21

Zhgënjen përsëri, Inter bie në Torino

27.01.2019 - 20:01

Pas barazimit 0-0 me Sassuolo-n në “San Siro”, Inter përsëri ka zhgënjyer në kampionat, duke humbur 1-0 me Torinon në transfertë. Një ndeshje e dobët e zikaltërve që mërzit tifozët.

Spalletti kishte bërë disa ndryshime për këtë sfidë, duke luajtur me skemën 3-5-2 me Martinez dhe Icardi në sulm.

Por skuadra dukej pa ide dhe identitet ndaj një Torino që luftoi për çdo top dhe falë golit të Izzo ka marrë tre pikët.

Në fund të takimit, Inter luajti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Politano-s. Inter mbetet në vend të tretë dhe ka një avantazh prej pesë pikëve ndaj Milan-it në vend të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN